E KRYER/ Barcelona e mbyll me Dembele, Alemany: I thamë të largohet direkt

Ousmane Dembele nuk do të jetë pjesë e Barcelonës në vazhdim. Drejtori sportiv i katalanasve, Mateu Alemany, ka folur së fundmi dhe tani gjërat janë të qarta.

“Është e qartë se Dembele nuk dëshiron të vazhdojë me Barcelonën. Ai do të te jetë pjesë e projektit tonë.  I kemi thënë Dembele se duhet të largohet menjëherë. Ne presim që Ousmane të shitet para 31 janarit”, është shprehur Alemany.

Një ditë më parë edhe Xavi foli përsulmuesin francez: “Ne nuk mund të presim për Ousmane. Ose rinovon kontratën, ose duhet gjetur menjëherë zgjidhja për ta shitur. Nuk mendoj ta dërgoj në tribunë. Ai thotë se dëshiron të qëndrojë, por më pas nuk firmos.

Mesazhi është i qartë. Ousmane Dembele duhet të nënshkruajë një kontratë të re ose ne të gjejmë një mënyrë për ta shitur në janar. Nuk ka rrugë tjetër. Unë gjithashtu nuk  e kuptoj se si menaxheri i tij flet në këtë mënyrë, nga ana tjetër Dembele thotë se dëshiron të qëndrojë. Nuk arrij ta kuptoj”. / oversport.tv