E kryer, Dani Alves do të rikthehet te Barcelona për të luajtur falas

Dani Alves do të rikthehet te Barcelona. Si Joan Laporta dhe Mateu Alemany i kanë thënë po një operacioni, për të cilin mungonte vetëm  fjala e fundit e trajnerit Xavi Hernandez. Ky i fundit u shpreh ditën e sotme, pasi ka analizuar arsyet pro dhe kundër transferimit të tij. Në fund, Xavi ka vendosur që braziliani do të sillte më shumë të mira sesa gjëra negative dhe e ka pranuar.

Dani Alves do të luajë thuajse falas te katalanasit, duke i ditur problemet ekonomike që kanë katalanaset dhe janë në limitet e “Fair Play”. Ai është në formë të mirë fizike dhe dëshiron që të stërvitet me klubin për të luajtur në Botërorin e Katarit. Sigurisht që Alves mund të ndihmojë Xavin për të krijuar një klimë pozitive në grup.

Këto tre aspekte dhe talenti i tij i kanë hapur dyert e stadiumit “Camp Nou” për herë të dytë. Mirëpo, ai nuk mund të luajë deri në janar, edhe pse është lojtar i lirë. Fakti që ka luajtur disa ndeshje me Sao Paolon në shtator e pengon të luajë që tani. Atëherë mbetet për t’u parë forma e tij sepse është 38 vjeç dhe do të qëndrojë 5 muaj pa luajtur. /oversport.tv