E kryer: Fiorentina godet, Ikone i Lille merr rrugën për në Itali

Fiorentina siguruar një përforcim për krahun e djathtë të sulmit. Klubi Vjollcë ka arritur marrëveshje me Lille për Jonathan Ikone.

Sipas Fabrizio Romano ka akord total për çdo detaj, pasi bisedimet kishin nisur intensivisht që më 1 dhjetor.

Lille do të përfitojë 15 milion euro për Ikone, ndërkohë që ka mbajtur edhe 10 për qind të kartonit që të përfitojë në raste se italianët do ta shesin.

Tani ka mbetur vetëm të nënshkruhet marrëveshja, që për 23-vjeçarin do të jetë 5-vjeçare. / oversport.tv