E kryer: Giampaolo rikthehet te Sampdoria, shkarkohet D’Aversa

Tashmë është zyrtare: Sampdoria ka shkarkuar teknikun Roberto D’Aversa. Rezultatet e dobëta në kampionat(3 humbje radhazi në Serie A) i kanë kushtuar vendin e punës teknikut.

Vendin e tij në krye të pankinës së skuadrës gjenoveze e ka marrë Marco Giampaolo, që ka firmosur një kontratë 6 mujore, që mund të zgjatet në 2 vite nëse arrihet mbijetesa mes më të mirave të Italisë.

54-vjeçari Giampaolo rikthehet për herë të dytë në krye të Sampdorias, pasi ka drejtuar skuadrën doriane në vitet 2016-2019. / Oversport.tv