E kryer: Gravenberch është i Bayern Munich, detajet e marrëveshjes

Ryan Gravenberch do të jetë i Bayern Munich, pasi marrëveshja është arritur. Alfredo Pedulla shkruan se Ajax do të përfitojë 28 milionë euro nga ky transferim.

Kanë mbetur të përcaktohen vetëm disa detaje, mes tyre disa bonuse të vogla. Vetë mesfushori holandez do të përfitojë 4.3 milionë euro në sezon.

Bavarezët janë duke mbyllur edhe një marrëveshje tjetër me Mino Raiola, për një tjetër lojtarë të Ajax. Bëhet fjalë për Noussair Mazraoui, mbrojtësin e krahut të djathtë.

Marokenit i përfundon kontrata me holandezët dhe shkon te Bayern me parametra zero. Më marrëveshjen e arritur ai do të përfitojë 4 milionë euro në sezon, plus bonuse. / oversport.tv

Foto: AFC Ajax, Facebook