E kryer: Piatek firmos te Fiorentina, Vlahovic shitet në janar?

Krzystof Piatek do të rikthehet në Serie A, pas aventurës në Bundesliga me Hertha Berlin. Mediat në Itali paradite raportuan për akord me klubin e Genoa.

Gjithsesi ka pasur zhvillime të tjera, pasi sulmuesi polak ka arritur marrëveshjen dhe ka nënshkruar për Fiorentinën.

Klubi Vjollcë ende nuk ka dalë me njoftim. Kjo lëvizje me shumë mundësi i hap rrugë shitjes së Dusan Vlahovic, i cili nuk ka pranuar të rinovojë kontratën. / oversport.tv