Reparti i prapavijës në skuadrën e Romës po fillon të përforcohet gjithnjë e më shumë. Klubi verhdekuq tashmë ka arritur marrëveshjen edhe me një tjetër mbrojtës të Leeds nga Anglia.
Pas huazimit të Diego Llorente edhe për një sezon, kryeqytetasit e Italisë do të kenë në skuadër edhe mbrojtësin Rasmus Kristensen. 26-vjeçari danez do të jetë pjesë e Romës për një sezon, ashtu si shoku i tij i ekipit.
Ditën e sotme, lojtari ka zbarkuar në kryeqytetin e Italisë dhe nesër do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore. Eksperiencat e mëparshme në karrierën e Kristensen kanë qenë në skuadrat e Midtjylland, Ajax, Salzburg dhe Leeds United. /oversport.tv