Sebastian Giovinco është larguar i lumtur nga selia e klubit të Sampdorias. “Ke firmosur? Po, gjithçka ka mbaruar, jam shumë i lumtur”, ka thënë sulmuesi i ri i klubit gjenovez.
“Jam i lumtur për rikthimin në Serie A. Përshëndes tifozët e Sampdorias dhe mezi pres që të filloj nesër stërvitjen e parë më skuadrën”, ka thënë Giovinco.
Ish-lojtari i Torontos dhe Al Hilalit, tashmë një lojtar i lirë, ka firmosur një kontratë 6 mujore me Sampdorian, deri në fund të këtij sezoni. Gjithçka ka përfunduar me sukses dhe tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar i klubit. / Oversport.tv
Official, confirmed. Sebastian Giovinco joins Sampdoria on a six month contract – deal signed and completed. 🐜🇮🇹 #transfers
Former Toronto and Al-Hilal player was available as free agent.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 8, 2022