E mbani mend Ivana Knoll? Bukoroshja kroate tregon me kë ka kaluar festat

Modelja kroate Ivana Knoll, që u cilësua si “tifozja më seksi e Kupës së Botës, Katar 2022” ka kaluar periudhën e festave të fundvitit në SHBA, ku është parë në shoqërinë e shumë personazheve të njohur. Knoll ka publikuar foto me rreperin Drake dhe me aktorin Jamie Foxx. Gjithashtu bukuroshja ka qenë e pranishme në disa festa të organizuara nga personazhe VIP.