“E merituam finalen” Inzaghi: Kemi dhe 10 ndeshje, shpresojmë të bëhen 11

Një gol i Federico Dimarco në pjesën e parë, ishte ai episod që përcaktoi finalistin e parë të Kupës së Italisë pasi Interi mundi Juventusin me shifrat 1-0. Në përfundimin e këtij takimi, trajneri i zikaltërve Simone Inzaghi, foli për mediat.

“Ishte një mbrëmje e bukur, me dy skuadra që bënë një lojë intensive. Është e qartë se ne e merituam finalen në dy ndeshjet dhe jemi shumë të lumtur, donim të shkonim në Romë me çdo kusht. Tani na kanë mbetur dhe dhjetë ndeshje, por le të shpresojmë që të ketë edhe një tjetër (i referohet finales së Champions League).

Djemtë ishin shumë mirë, nuk humbëm asnjë metër ndaj lojtarëve të cilësisë së lartë. Kemi qëndruar gjithmonë kompakt dhe të bashkuar, duke alternuar momente në të cilat shpërqendronim kundërshtarin.

Acerbi po na jep shumë, ai është një lojtar me shumë cilësi brenda dhe jashtë fushës. Lautaro dhe Barella janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm, me cilësi të larta teknike dhe fizike. Për momentin, i kam të gjithë në dispozicion përveç Skriniar.”

ALLEGRI – “Ka kaq shumë respekt mes nesh, jemi takuar shumë herë në kaq vite. Allegri më komplimentoi që kalova në gjysmëfinale të Champions League.” – u shpreh Inzaghi. /oversport.tv