E “ngatërrojnë” me të akuzuarin e City, portieri Edouard Mendy shpërthen

Edouard Mendy, Ferland Mendy dhe Benjamin Mendy shpeshherë ngatërrojnë mediat dhe portalet sportive për shkak të mbiemrave të tyre. Dhe në fakt diçka e tillë ka ndodhur ditët e fundit, kur mbrojtësi i Cityt është përfshirë në telashe me drejtësinë.

Por problemi është që në disa prej lajmeve janë përdorur fotot e dy të tjerëve, portierit të Chelseas dhe mbrojtësit të Realit. “Është e trishtë të shohësh që në vitin 2021 në Francë ashtu si në Angli, shumë njerëz me ngjyrë nuk kanë as emër dhe as fytyra të dallueshme.

Këto gabime duken si simbolike. Por nuk është kaq shumë e vështirë që të gjesh të saktin, sidomos kur fanella e skuadrës të ndihmon”, shkruan portieri i Chelseas.

“Faleminderit Edouard Mendy. Jemi në vitin 2021, duhet shumë kohë. Do të na respektojnë edhe ne, iu pëlqen apo jo”, ishte mesazhi sensibilizues i mbrojtësit të Realit, Mendy. / oversport.tv