E pafat Shqipëria U21, një autogol vendos sfidën kundër Çekisë

Shqipëria U21 mposhtet me rezultatin 1-0 në “Elbasan Arena” nga kombëtarja e Çekisë në një sfidë të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian Under 21.

Djemtë e Bushit kanë bërë një paraqitje të mirë në Elbasan përballë kryesuesve të grupit, por shpresat kuqezi kanë qenë të pafat, pasi janë mposhtur pas një autogoli të mbrojtësit Sergio Kalaj në pjesën e parë.

Pavarësisht përpjekjeve në pjesën e dytë, Shqipëria nuk ka arritur që të evitojë humbjen. Shpresat zbresin në vendin e katërt në grup, në kuotën e 9 pikëve (po aq sa Sllovenia e vendit të tretë), ndërsa Çekia konsolidon pozitat e saj në krye të grupit G.

Në datë 29 mars kombëtarja kuqezi do të luajë sërish në Elbasan kundër bashkëmoshatarëve anglezë. / Oversport.tv

Euro U21- Kualifikuese

Shqipëri U21- Çeki U21 0-1

Kalaj 35’ (aut)