E Para “gatitu”: Erzeni-Korabi betejë, Bylisi sfidohet nga Vora

Java e tetë e Kategorisë së Parë nisi dje me duelin mes Maliqit dhe Butrintit, që përfundoi në barazim 1-1. Sot, duke nisur nga ora 14:00, do të luhen shtatë takimet e tjera të kësaj jave. Spikat mbi të gjitha Erzeni-Korabi.

Shijakasit synojnë vetëm fitoren ndaj dibranëve, për të qenë pas Bylisit ekipi i dytë favorit për t’u rikthyer në Abissnet Superiore. Ballshiotët e vendit të parë luajnë në transfertë kundër Vorës dhe nuk besohet të kenë probleme.

Duel i vështirë për Tomorin, që është në vendet e sipërme të tabelës, pasi do të luajë në transfertë kundër Tërbunit.

Apolonia-Besëlidhja është një tjetër sfidë interesante e kësaj jave në Kategorinë e Parë, sikurse edhe Shkumbini-Besa, Lushnja-Turbina dhe Burreli-Pogradeci.

KATEGORIA E PARË – JAVA 8

E diel, më 7 nëntor, ora 14:00
Vora-Bylisi
Erzeni-Korabi
Shkumbini-Besa
Tërbuni-Tomori
Apolonia-Besëlidhja
Lushnja-Turbina
Burreli-Pogradeci

E shtunë, më 6 nëntor, ora 14:00
Maliqi-Butrinti 1-1

/ oversport.tv