Hera e parë që ndodh: Milani e Interi do të luajnë jashtë fushë në të njëjtën javë të Serie A. Shkak është bërë Nations League dhe UEFA.
Italia do të luajë gjysmëfinalen e këtij kompeticioni kundër Spanjës dhe ndeshja është programuar të zhvillohet më 6 tetor, prej orës 20:45, në “San Siro”, kurse Belgjikë-Francë luhet në Torino.
Për këtë arsye në kalendar është parashikuar që Interi e Milani të luajnë jashtë fushë, për herë të parë në historinë e Serie A.
Kampionët e Italisë do të zbresin sonte në fushë, prej orës 20:45, kundër Sassuolo në “Mapei Stadium”, kurse Milani nesër në mbrëmje do kërkojë të vazhdojë ecurinë pozitive në Bergami, ku përballet me Atalantën. / oversport.tv