E paralajmëroi Inzaghi, Interi gati të afrojë sulmuesin e Genoas

“Një përforcim duke pasur parasysh dëmtimin e Correas? Ne ramë dakord me klubin që do të takoheshim pas kësaj ndeshje – tha Inzaghi pas fitores me Venezian. “Së shpejti do të kemi një takim për të vlerësuar gjithçka. Do të jenë vlerësime të kujdesshme. Unë kam presidentin, kompaninë këtu, ne do të përpiqemi të bëjmë vlerësimet në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Kështu Simone Inzaghi i dha shpresë tifozëve zikaltër se Interi mund të afrojë në merkato një tjetër sulmues. Emri që vjen nga “La Gazzetta dello Sport” është një njohje e Inzaghit. Një lojtar që i ka shpëtuar jo pak herë lëkurën në minutat e fundit, njësoj si Dzeko, Ranocchia apo Sanchez në ndeshjet e fundit me Interin.

Bëhet fjalë për Felipe Caicedo i cili aktualisht aktivizohet te Genoa. Sulmuesi ekuadorian mund të lihet i lirë nga Genoa pa asnjë problem duke marrë parasysh se nuk bën pjesë në planet e teknikut të ri.

Nga ana tjetër, Caicedo shihet si profili ideal që mund të adaptohet menjëherë në ambientin zikaltër dhe me skemat e Inzaghit. Interi kështu pritet të afrojë Caicedon në formën e huazimit deri në fundin e sezonit. /oversport.tv