E premtja në Oversport dhe Tibo, starton sot java e 32-të e Serie A

Rikthehet sot në Oversport dhe Tibo Serie A për të startuar ndeshjet e javës së 32-të. Sfida që do të ngrejë siparin e kësaj jave është Lecce-Udinese në orën 18:30 dhe në orën 20:45 do të luhet takimi Spezia-Monza.

Udinese do të udhëtojë në një transfertë të vështirë pasi vjen nga një fitore ndaj Cremoneses javën e kaluar me shifrat 3-0. Sot skuadra e Sottil do të kërkojë të marrë tre pikë të rëndësishme dhe të ngjitet përkohësisht në vendin e tetë.

Nga ana tjetër, Lecce është në një situatë jo të mirë pasi gjendet në vendin e 16-të me dy pikë larg zonës së ftohtë. Vendasit do të kërkojnë të dalin me patjetër me pilë nga ky takim për të mbijetuar në Serie A.

Në sfidën tjetër, stadiumi “Alberto Picco” do të presë një sfidë shumë interesante si Spezia-Monza në orën 20:45. Vendasit presin në shtëpi një kundërshtar dinak dhe do të bëjnë të pamundurën të marrin një fitore.

Spezia momentalisht gjendet një vend larg zonës se ftohtë dhe një pikë larg. Nga ana tjetër, Monza pozicionohet në vendin e 12-të të klasifikimit me 41 pikë të grumbulluara. /oversport.tv