E rëndë në Francë: Payet goditet me shishe, ndërpritet ndeshja Lyon-Marseille

Një incident vërtet i shëmtuar ka ndodhur në sfidën e Ligue 1 midis Lyon dhe Marseille. Personazhet kryesorë në këtë takim janë bërë tifozët që kanë detyruar arbitrin të ndërpresë ndeshjen pas vetëm 4 minutash.

Ylli i Marseille, Dimitry Payet është goditur me një shishe uji nga tifozët në tribuna. Ai ishte gati për të ekzekutuar një goditje nga këndi, kur bidoni i mbushur me ujë u ndal në kokën e lojtarit.

Ai u rrëzua në tokë dhe për pasojë stafi mjekësor hyri urgjentisht në fushën e gjelbër. Ndërkohë, ky incident mjaftoi për arbitrin e takimit që të ndërpriste takimin në minutën e katërt. /oversport.tv