E rrallë në futboll, Cancelo kampion i Gjermanisë dhe i Anglisë në një sezon

Borussia Dortmund ishte shumë pranë fitimit të titullit kampion në Gjermani, por në javën e fundit u ndal në barazim nga Mainz. Kampioni i Bundesligës u shpall Bayern Munchen pasi arriti të mposhtë Koln me shifrat 2-1.

Diçka e rrallë ka ndodhur me njërin prej lojtarëve të skuadrës bavareze. Joao Cancelo u huazua nga Manchester City për tek kampionët e Gjermanisë në janar në këtij viti me të drejtë blerjeje.

Pas fitores së Bundesligës nga Bayerni dhe Premier League nga “citizens”, mbrojtësi portugez ka marrë dy medalje ari. Cancelo e nisi sezonin e vitit 2022/23 me fanellën e Manchester City dhe kjo mjaftoi që ai të shpallej kampion i Anglisë dhe i Gjermanisë në të njëjtin sezon.

Aventura e 29-vjeçarit me fanellën e Bayern Munchen duket se do të përfundojë në fund të këtij sezoni, me bavarezët që nuk janë të bindur me paraqitjet e tij. /oversport.tv