Pepe Reina është rikthyer të jetë portieri i dytë i Lazios, pikërisht ai që ishte roli i tij në fillim kur erdhi në skuadrën e kryeqytetit italian. U transferua nga Tare për të ndihmuar në rritjen e Tomas Strakoshës, por pastaj në mënyrë të befasishme gjërat ndryshuan.
Trajneri Inzaghi vendosi t’i besonte rolin e titullarit, diçka që vazhdoi edhe në fillimin e sezonit edhe me trajnerin Sarri. Diçka të tillë e pranon vetë portieri veteran.
“Sekreti i jetëgjatësisë time në sport lidhet me faktin që e dua shumë atë që bëj. Kam ardhur vitin e kaluar si portier rezervë, për t’u dhënë një dorë të rinjve dhe për të ndihmuar Strakoshën që të rritej.
Por pastaj në mënyrë të befasishme, për shkak të COVID dhe dëmtimit të tij, mora vendin e titullarit. Në atë pikë, trajneri Inzaghi vendosi që të ndryshonte rolet dhe unë mbeta titullari për pjesën e mbetur të sezonit”, tregon Reina. Për momentin është gardiani shqiptar si titullar i Lazios. / oversport.tv