E zgjodhi presidenti i vendit, Rigobert Song emërohet trajner i Kamerunit

Rigobert Song, ish-mbrojtësi i njohur i disa skuadrave europiane mes të cilave edhe Liverpool dhe Salernitana është zgjedhur trajner i kombëtares së Kamerunit.

45-vjeçari merr vendin e lënë bosh nga portugezi Toni Conceiçao, kontrata e të cilit nuk u rinovua pas zhgënjimit në Kupën e Afrikës.

“Pas udhëzimeve shumë të sakta të presidentit të Republikës, Antonio Conceiçao zëvendësohet nga Rigobert Song”, ka deklaruar Ministri i Sporteve, Narcisse Mouelle Kombi. / Oversport.tv

Foto: Rigobert Song Officiel Twitter