E zyrtarizon vetë drejtori sportiv, klubi i Serie A ndryshon trajnerin

Trajneri i ri i Salernitanës zyrtarizohet nga vetë drejtori sportiv i klubit Morgan De Sanctis. Ish-portieri i Napolit i uroi përpara mediave mirëseradhjen Paulo Sousas i cili do të marr vendin e të shkarkuarit Davide Nicola.

“Paulo Sousa ka ardhur. Firma do të hidhen nesër në kontratë. Ka ende disa detajë të cilat po vlerësohen nga avokatët. Duhet të qartësojmë gjithçka. Ai do të firmosë deri në fund të sezonit me opsion për të rinovuar edhe për dy vite të tjera”, u shpreh fillimisht De Sanctis.

Më pas drejtori sportiv i Salernitanës foli edhe për të larguarin Davide Nicola. “Pas pak do të vijë edhe njoftimi zyrtar për largimin e Nicolas. Nga ana tjetër profili i Sousas është ndërkombëtar, me një eksperiencë të madhe dhe që e njeh mirë futbollin. Kemi besim se do të na japë një dorë menjëherë,” tha ndër të tjera Morgan De Sanctis. /oversport.tv

Foto: U.S. Salernitana 1919, Facebook