Ecclestone lëshon bombën: Hamilton mund të tërhiqet nga Formula 1

Ish-presidenti i Formula 1 Bernie Ecclestone ka lëshuar bombën për sa i përket të ardhmes së Lewis Hamilton. 91-vjeçari dha një intervistë për prestigjiozen zviceriane, Blick, ku ndër të tjera komentoi se piloti anglez mund të tërhiqet nga Formula 1.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

“Zhgënjimi i tij është shumë i madh” e nisi fjalën e tij Ecclestone. “Unë nuk mendoj se ai do të rikthehet të garojë më në Formula 1. Para disa ditësh fola me babain e tij. Ai më tha menjëherë se nuk do t’u përgjigjej pyetjeve për të ardhmen e djalit të tij. Kështu folëm vetëm për biznes.

Sipas Ecclestone, ka ardhur koha që fenomeni Mercedes të mendojë për të ardhmen e tij jashtë pistave. “Tani do të ishte koha për t’u përballur me ëndrrën e tij për t’u bërë një sipërmarrës i modës, pasi ai ka shtatë tituj botërorë si Michael Schumacher.

Lewis ka vetëm për të humbur në 2022, nuk ka asgjë për të fituar. Gjithashtu mbetet për t’u parë kush do ta ketë makinën më të mirë me rregulloren e re”, përfundoi Ecclestone. /oversport.tv