Trajneri i Dortmundit Marco Rose është në qendër të kritikave. Eliminimi nga Kupat dhe vendi i dytë në kampionat, 8 pikë larg Bayernit kryesues kanë rritur pakënaqësinë e tifozëve.
“Sot disa tifozë kanë kërkuar shkarkimin tim. Për mua nuk është një situatë e mirë. Besoj se mund ti analizoj faktet shumë mirë: jemi shumë të zhgënjyer për paraqitjet në Kupa dhe jemi të dytët në Bundesligë.
Nëse do të ishim kualifikuar në Champions ose në Europa League ndoshta gjërat do të ishin ndryshe. Në futboll skajet janë shumë pranë.
Për momentin nuk po shqetësohem shumë, mendoj që të punoj me djemtë dhe synojmë që të marrim maksimumin nga ky sezon”, ka thënë tekniku për mediat. / Oversport.tv
Foto: Borussia Dortmund Facebook