Sulmuesi italo-brazilian, Eder ka luajtur me skuadra të ndryshme gjatë karrierës së tij. Skuadra e tij e fundit ka qënë skuadra kineze e Jiangsu, në të cilën u largua pasi ekipi u shkri për shkak të problemeve financiare të klubit. Eder, ish-sulmuesi i Interit dhe Jiangsu, në një deklaratë për mediat italiane është kthyer të flasë për krizën e Sunning: ‘’Kur kampionati mbaroi, drejtuesit e klubit nuk na dhanë asnjë shpjegim për situatën as nuk na kthyen përgjigje mesazheve tona. Ata mund të na lajmëronin që jemi në vështirësi etj”. Ata duhej të shisnin për të rregulluar financat: kur pashë largimet e Contes, e pastaj Orialit, nuk doja që Interit t’i ndodhte e njëjta gjë na ndodhi neve, edhe pse krahasimi është i vështirë . Por, fola me Handanoviç dhe më shpjegoi e siguroi që nuk ka asnjë problem të tillë atje, jam shumë i lumtur për këtë gjë”.
