Ederson: Manchester City mund të fitojë gjithçka

Portieri i Manchester City, Ederson ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit kundër Sportingut në Champions League. Djemtë e Guardiolës fituan thellë 5-0 në Portugali në ndeshjen e vajtjes.

“Manchester City mund të fitojë Champions League dhe Premier League këtë sezon. E dimë që janë turne shumë të vështirë, që kërkojnë shumë impenjim, si fizik edhe mendor.

Vitin e kaluar iu afruam, por humbëm në finale. Ne duam të fitojmë gjithçka. Fernandinho është një nga liderët e skuadrës, një lojtar shumë i rëndësishëm dhe ekspert. Është më shumë se një kapiteni, udhëheq të rinjtë dh mbështet më të vjetrit. Na ndihmon shumë në punën e përditshme.

Zinchenko? Po kalon një moment të vështirë, familja dhe vendi i tij. Është për ne e vështirë, imagjinoni për atë”, ka thënë portieri i Manchester City. / Oversport.tv

Foto: Manchester City Twitter