Edgar Çani rikthehet në fushë, sulmuesi nis një sfidë të re në Serie D

Ju kujtohet Edgar Çani? Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka firmosur ditën e djeshme me skuadrën e Torres Sassari në Serie D italiane.

32-vjeçari shqiptar, që në Superligë ka luajtur edhe me Partizanin, nuk aktivizohej prej 3 vitesh për shkak të problemeve në gju, por tashmë është rikuperuar plotësisht dhe do të rinisë karrierën e tij nga Serie D e Italisë.

Sulmuesi ka luajtur me skuadra si Pescara, Palermo, Padova, Catania, Bari, Leeds, Pisa, Ascoli, ndërsa me Kombëtaren luajti 16 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola. / Oversport.tv

Foto: seftorresofficial Instagram