Edhe Belgjika mbyll stadiumet, nuk lejohen tifozët në ndeshjet e kampionatit

Kampionati belg i futbollit, që do të rinisë sot pas një ndalese të shkurtër për festën e Krishtlindjes, po përballet me situatën e vështirë të covid 19.

Qeveria belge ka vendosur që duke nisur nga sot të gjitha ndeshjet e Jupiler Pro League të zhvillon pa praninë e tifozëve, për të zvogëluar përhapjen e virusit.

Një vatër e shpërthyer tek skuadra e Antwerp ka bërë që ndeshja e sotme kundër Kortrijk të anulohet. 9 lojtarë dhe 2 pjesëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv dhe duhet të qëndrojë në izolim për të respektuar protokollet. /Oversport.tv