Edhe Bonucci e Chiellini e kritikuan, Ronaldo: Ua mbyll gojën në fushë

Kritikat për të nuk kanë përfunduar kurrë, por Cristiano Ronaldo i hesht të gjithë në fushën e lojës. Vetëm pak ditë nga deklaratat e Bonuccit dhe Chiellinit kundër sulmuesit portugez vjen edhe replika e tij.

“Unë kam fituar gjithçka në futboll. Mendoni se do të shqetësohem për gjërat negative që njerëzit thonë për mua? Unë jam në një ekip futbolli që ta bëj të fitojë ndeshjet dhe të shënoj gola. E di kur kanë nevojë edhe për mbrojtjen”, tha Ronaldo.

Bonucci tha se prezenca e Cristianos uli shpirtin garues brenda ekipit. “Unë tani jam 36 vjeç dhe kam fituar gjithçka në karrierë. Nuk shqetësohem aspak për ato që të tjerët thonë. E bëj gjumin mjaft mirë. Shkoj në shtrat me ndërgjegjen e pastër.

Shoh vetëm përpara dhe jam i bindur që do të mbyll shumë gojë të liga në të ardhmen. Kritikat janë pjesë e lojës, por nuk më interesojnë. Po ju jap një shembull. Në një klasë ka nxënës të mirë dhe të këqij.

Nëse këtë të fundit e pyet: A të pëlqen nxënësi më i mirë, ai do të thotë jo. Kështu e ka edhe futbolli”, përfundoi sulmuesi i Manchester United. / oversport.tv