Edhe Canizares godet Koeman: Trajneri më i dobët që kam pasur

Ish-portieri i Valencias, Santi Canizares, gjatë emisionit “’El Debate” ka thënë fjalë të forta në drejtim të teknikut aktual të Barcelonës, Ronald Koeman, me të cilin ka mundur të punojë gjatë karrierës së tij në sezonin 2007/2008:

“Në nivel taktik, Koemani nuk ishte në gjendje t’u merrte maksimumin lojtarëve të tij. Gjithashtu nuk punonte mirë në stërvitje dhe në përgatitjen fizike.

Në 10 vitet që kam luajtur për Valencian, ai ka qënë trajneri më i keq që më ka drejtuar. Nuk dinte të menaxhonte dhomat e zhveshjes apo të merrte vendimet e duhura”.

Më pas Canizares tregon disa detaje: “Ndau Albeldan, Angulon dhe mua nga skuadra kur ishim 25 lojtarë në dhjetor dhe e la organikën e skuadrës me 22 lojtarë. Nuk kishte asnjë përfitim nga ky vendim.

Nuk më është dukur kurrë një trajner i mirë. Gjatë karrierës sime kam punuar me shumë trajnerë të tjerë, që nuk më shihnin si zgjedhje të parë, por ishin shumë të aftë, si për shembull, Fabio Capello”, ka thënë portier spanjoll. / Oversport.tv