Koulibaly si Bonucci dhe Chiellini, nuk ndahet nga Kupa edhe në gjumë

Senegali feston fitimin e Kupës së Afrikës, një sukses që ndodh për herë të parë në histori, falë fitores me penallti përballë Egjiptit.

Një nga protagonistët absolutë të ndeshjes ka qenë edhe Kalidou Koulibaly, që nuk ka zhgënjyer nga pika e bardhë, pasi gjuajti penalltinë e parë për kombëtaren e tij.

Mbrojtësi i Napoli ngriti kupën në qiell dhe më pas fiksoi në Instagram festën e kombëtares së tij. Pasi mbaruan festimet, kapiteni i “Luanëve të Terangës” u shtri në krevat bashkë me trofeun prestigjioz, ashtu siç para tij kishin bërë Lewandowski apo Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini. / Oversport.tv