Pas largimit nga Tirana, Vesel Limaj ka zgjedhur edhe ekipin e tij të ri për të vazhduar eksperiencën. Mesfushori 26-vjeçar do të transferohet në Rumani te skuadra e Hermannstadt pasi ka arritur marrëveshjen për një kontratë që do të zgjasë 1 vit e gjysmë.
Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi që ai të jetë pjesë e skuadrës së Hermannstadt e cila militon në elitën e futbollit rumun. Aktualisht Hermannstadt pozicionohet në vendin e nëntë me 24 pikë të grumbulluara pas 22 javësh.
Limaj u përfol se ishte në negociata me disa ekipe si në “Abissnet Superiore” ashtu edhe jashtë Shqipërisë dhe betejën duket se e kanë fituar rumunët. Limaj largohet kështu nga futbolli shqiptar ku aktivizohej prej vitit 2017, fillimisht te skuadra e Bylis e më pas te Kukësi e Tirana. /oversport.tv