Edhe mbrojtësi i Napolit si Son, Kim Min-Jae duhet të bëhet… ushtar

I ka ndodhur më parë Hueng-min Son, tani do të jetë radha edhe e Kim Min-Jae. Mbrojtësi i Napolit, Kim Min-Jae, do të duhet të kthehet në Korenë e Jugut për të kryer shërbimin e tij ushtarak.

Ky është lajmi që vjen nga Korea, ku shërbimi ushtarak është ende i detyrueshëm dhe askush nuk mund të përjashtohet nga kryerja e këtij shërbimi. Në Korenë e Jugut, shërbimi ushtarak zgjat njëzet e një muaj, por Napoli nuk do të duhet të heqë dorë nga kolona e tij e mbrojtjes për kaq gjatë.

Siç i ka ndodhur tashmë në të kaluarën sulmuesit Son, ushtria e tij do të zgjasë vetëm njëzet e një ditë për shkak të meritave sportive falë fitores së Lojërave Aziatike 2018. /oversport.tv

Foto: SSC Napoli, Facebook