Edhe Pepijn Lijnders, zëvendësi i Jurgen Klopp, është me covid dhe Liverpooli ka kërkuar që të shtyhet gjysmëfinalja e Kupës së Ligës kundër Arsenalit, që do të luhet nesër në “Emirates”.
“Duke parë që nuk ka shanse që situata të përmirësohet deri të enjten, madje mundësitë janë që situata të përkeqësohet akoma më shumë, klubi ka kërkuar një riprogramim të këtij eventi. Akoma nuk ka ardhur një përgjigje zyrtare për këtë çështje”, shkruhet në faqen e klubit.
Liga e Futbollit Angleze (EFL) është organi që organizon eventin dhe jo Premier League, që ka shtyrë shumë ndeshje për shkak të pandemisë.
Liverpooli ka njoftuar se ka mbyllur qendrën sportive për shkak të rasteve të shtuara me covid dhe se skuadra nuk do të stërvitet më sot. / Oversport.tv
The first-team training facilities at AXA Training Centre have been temporarily closed due to a rapidly growing number of suspected positive COVID-19 cases.
— Liverpool FC (@LFC) January 5, 2022