Edhe një ditë nga Maratona, Oversport surprizon shikuesit me një transmetim maratonë

Edhe një ditë na ndan nga eventi më i rëndësishëm sportiv në kryeqytet, Maratona e Tiranës 2021. Janë rregjistruar 2021 pjesëmarrës në këtë garë, që do të startojë nesër në orën 9:00, ku do të marrin pjesë shumë sportistë të njohur, por edhe shumë personazhe të njohur të jetës publike si dhe shumë qytetarë të apasionuar pas sportit.

Oversport ka vendosur të surprizojë shikuesit e vet, duke transmetuar Live dhe ekskluzivisht këtë eveniment. Në një transmetim maratonë, skuadra Oversport, do të përcjellë për shikuesit emocionet e kësaj gare.

LEXO EDHE
Maratona e Tiranës 2021 ekskluzivisht në Oversport, çfarë duhet të dini për të

Alban Xhihani do të komentojë garën në praninë e atletëve të njohur, ndërsa Cindy Marina dhe gazetarët e Oversport do të jenë prezentë në pikat kyçe të qytetit, për të sjellë intervista Live me personazhe të njohur dhe garuesit në Maratonë.

Maratona e Tiranës do të transmetohet falas për shikuesit në Oversport News. Për t’u rregjistruar mjafton që të shkarkoni aplikacionin Oversport në Play Store dhe App Store. / Oversport.tv