Armando Broja motivon shokët: Uroj fitore dhe falënderoj tifozët kuqezi

Armando Broja do të jetë një nga mungesat e shumta që Kombëtarja shqiptare do të ketë në sfidën e fundit eliminatore ndaj Andorrës. Megjithatë, sulmuesi kuqezi ka dashur të jetë i pranishëm për shokët e tij të ekipit të paktën moralisht duke dërguar një mesazh për ta në rrjetet sociale.

Ai publikoi një story në Instagram, ku i uronte shokëve të ekipit suksese në ndeshjen e sotme. Gjithashtu, ai bëri edhe një falënderim të veçantë për tifozat kuqezi që kanë qenë një mbështetje e madhe për Shqipërinë.

“I uroj çunave suksese sonte! Një urim të veçantë e kam për të gjithë tifozat kuqezi, për mbështetjen e madhe që na jepni gjithmonë. Të luftojmë për flamurin tonë. Ne jemi kuqezi, ne jemi Shqipëri. Forca” ka shkruar Broja në postimin e tij. /oversport.tv