“Edhe unë jam napolitan”, Maradona “rikthehet” në shtëpi! Detajet

Stadiumi “Diego Armando Maradona” do të ketë edhe statujën me përmasa reale të “El Pibe d’Oro”, që do zbulohet para ndeshjes së Napolit kundër Lazios më 28 nëntor.

Stefano Ceci, ish-agjenti dhe mik i Maradonës, e kishte premtuar diçka të tillë në vitin 2017 kur Diego u shpall qytetar nderi në Napoli.

Mediat në Itali zbulojnë detaje të statujës, që këmba e majtë dhe “dora e Zotit” do të jetë në veshura me një fletë ari, ndërkohë që janë marrë përmes një skanimi 3D në vitin 2018.

Statuja e bërë në “Fonderia Nolana” ka mbishkrimin domethënës: “Edhe unë jam napoletan”. / oversport.tv