Edhe Vecino pozitiv, një tjetër lojtar zikaltër infektohet me covid

Pas Lautaro Martinez, një tjetër lojtar i Interit i grumbulluar me kombëtaren respektive ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Ovación”, që bazohet në burime pranë kombëtares së Uruguait, Matias Vecino është pozitiv me covid 19.

Në vend të lojtarit të Interit për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Perusë dhe Kilit, trajneri i kombëtares Diego Alonso ka grumbulluar Fabricio Díaz, kapiten i skuadrës përfaqësuese U20 të Uruguait. /Oversport.tv