Edi Martini shkarkohet nga Teuta, pritet njoftimi zyrtar

Edi Martini largohet për herë të dytë nga Teuta këtë sezon. Trajneri shkodran, që fitoi gjithçka sezonin e shkuar, pësoi dje ndaj Lacit humbjen e katërt radhazi që nga rikthimi.

Në këto kushte trajner Edmond Hasanbelliu ka vendosur që të marrë këtë vendim dhe tani ka mbetur vetëm të vijë njoftimi zyrtar i klubit në rrjetet sociale.

Tani në kampin durrsak duhet të vendosin për trajnerin e ri. Për disa javë ekipi u drejtua nga Renato Arapi, para se të rikthehej sërish Martini para ndeshjes me Tiranën. / oversport.tv