Edicioni i 50-të i CEV CUP, Stuttgart-Eczacibasi finalja e madhe

Eczacibasi-Stuttgart do të jetë finalja për CEV CUP. Skuadra gjermane triumfoi në shtëpi me rezultatin 3-0 përballë Mladost Zagreb dhe me rezultatin e përgjithshëm 6-1. Njësoj edhe për ekipin turk që mundi pastër në gjysmëfinalen e kthimit Volei Alba Blaj.

Ekzaçibasi ishte e para që siguroi finalen në CEV CUP për femra, një ekskluzivitet i Oversport. Skuadra turke triumfoi në shifra të pastra 3-0 edhe në gjysmëfinalen e kthimit kundër ekipit Rumun të Alba Blaj.

Eczacibasi ishte superior në parket dhe nuk e vuri në asnjë moment në diskutim kualifikimin, ndërsa i mjaftuan 2 setet e para për të siguruar biletën e finales. 25-15, 25-18 dhe 25-19 në setin e tretë ku trajneri u dha mundësinë edhe lojtareve më pak të aktivizuara për të luajtur.

Ekipi turk tani kërkon trofeun e tretë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube në Europë pasi e ka fituar në sezonet 1998–99, 2017-18.

Në Shtutgart volejbollistet vendase ishin dominuese përballë homologeve kroate. Seti i parë fitohet lehtësisht me rezultatin 25-16. Nisja e vrullshme edhe e periodës së dytë, bëri që skuadra kroate thuajse të dorëzohej dhe Stuttgart siguroi finalen duke fituar setin e dytë me rezultatin 25-13. I fundit set, ishte thjeshtë për statistika i fituar 25-13.

Përballë këtyre dy ekipeve do të ketë një finale teksa triumfuesja në edicionin e 50-të të CEV CUP do të përcaktohet pas dy takimeve finale. / Oversport.tv

Foto: cev.eu