Edinson Cavani i preferuari për sulmin, gati kalimi në LaLiga

Edinson Cavani është një ndër sulmuesit që Joan Laporta e shikon si një përforcim shumë të vlefshëm për ekipin e drejtuar nga Xavi Hernandez.

34-vjeçari është në fundin e kontratës me Manchester United dhe do t’i bashkohej katalanasve me parametra zero.

Sipas “The times”, Cavani është i vendosur për të patur një eksperiencë në La liga dhe Barcelona është destinacioni i preferuar i uruguaianit.

Minutat në fushë për sulmuesin kanë qenë të limituara me ardhjen e Cristiano Ronaldos. Goli i fundit i ardhur nga këmbët e uruguaianit te “Djajtë e kuq” ishte në ndeshjen ndaj Tottenham, e fituar me rezultatin 3-0 nga Manchester United.

Kjo lëvizje do ta bënte Cavanin pjesë të një sulmi ku bëjnë pjesë futbollistë si Ansu Fati, Memphis Depay dhe Ousmane Dembele, të cilët do të jenë mbështetja e tij për të fituar një vend titullari si qendërsulmuesi i Barcelonës. / oversport.tv