Edouard Mendy ka fituar çmimin portieri më i mirë i vitit të kaluar. Portieri i Chelseat ka mposhtur konkurencën e Donnarummas dhe Neuer dhe ka arritur të bëjë të vetin çmimin prestigjioz të dhënë nga FIFA, “Portieri më i mirë”.
Kanë qenë votat e gazetarëve, trajnerëve të kombëtareve dhe kapitenëve respektive, si dhe votat e tifozëve të dhënë në faqen zyrtare të FIFA-s, ato që kanë vlerësuar portierin më të mirë të vitit që sapo lamë pas. / Oversport.tv
🚨🏆 #TheBest FIFA Men’s Goalkeeper 2021 Award goes to Edouard Mendy!
🧤🇸🇳 The greatest men’s goalkeeper in the world! pic.twitter.com/4bMxnyJ1k9
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) January 17, 2022