Edy Reja nuk e mori në konsideratë, Emir Sahiti zgjedh Kosovën

Emir Sahiti ka vendosur të luajë për Kosovën, pasi trajner Edy Reja nuk e ka marrë në konsideratë për ta ftuar te Shqipëria.

Sulmuesi 23-vjeçar, i cili është pjesë e Hajduk Split në Kroaci, ka luajtur më parë më Shqipërinë U21 në 7 ndeshje.

Tashmë FFK ka nisur nga puna për kompletimin e dokumentacionit, në mënyrë që FIFA të japë OK-in që Sahiti të luajë me Kosovën.

Sahiti këtë sezon me Hajduk Split ka luajtur 18 ndeshje (14 titullar) dhe ka shënuar edhe dy gola. Vjet ai shpërtheu te Sibenik, ku ishte i huazuar, duke shënuar 7 gola. / oversport.tv