Efekti Abraham te Roma, drejtuesit në hall me çështjen e rinovimeve

Sulmuesi Tammy Abraham ishte blerja më e bujshme e kësaj merkatoje vere për Romën. Ai tashmë është një ndër lojtarët më të paguar të klubit. Rroga e tij shkon në 6 milionë euro, pagesë që shumë pak lojtarë e kanë përfituar te Roma.

Kjo gjë ka sjellë pakënaqësi te lojtarët e tjerë të rëndësishëm të ekipit, madje një pjesë janë edhe në tratativa rinovimi me Romën dhe po kërkojnë rritje rroge.

Një prej tyre është Lorenzo Pellegrini, kapiteni i Romës kërkon një pagë prej 4 milionë ndërsa klubi i ofron 3 milionë. Të njëjtën shifër kërkon dhe mesfushori tjetër i Romës, Nicolo Zaniolo.

Pastaj janë dhe mbrojtësit Gianluca Mancini dhe Bryan Cristante, të cilët kërkojnë një rrogë prej 3 milionë Eurosh në sezon.

Në fund është dhe mesfushori tjetër Jordan Veretout, i cili përfiton 2,5 milionë Euro dhe kërkon një rrogë prej 3-4 milionë në sezon. Tashmë mbetet për t’u parë si do veprojë skuadra italiane. / oversport.tv