Efekti Mourinho, Roma mbush shkallët e stadiumit, e para në Itali

Roma është ekipi me më shumë tifozë në stadium në këtë fillim sezoni. Mbështetësit e ekipit kryeqytetas duket se kanë shumë besim tek ekipi i Mourinho dhe nuk po e lënë në baltë.

Sipas të dhënave zyrtare ekipi i Romës ka patur në total 117,800 bileta të shitura për ndeshjet në Olimpico, në Serie a. Një shifër të tillë nuk e ka asnjë nga ekipet e tjera në Itali.

Kështu, kërkesa për “lojtarin e 13” nga Mourinho duket se është dëgjuar dhe shkallët e stadiumit janë mbushur brenda kapacitetit të lejuar. Roma ka patur një numër mesatar shikuesish prej 29,450 për ndeshje. Efekti Mourinho dhe paraqitjet e mira këtë fillim sezoni nuk janë lënë në vetmi nga tifozët. /oversport.tv