EFL Cup: Arsenali e Chelsea në çerekfinale, kualifikohet edhe Sunderland

Arsenali, Chelsea dhe Sunderland janë kualifikuar në çerekfinalet e EFL Cup. “Topçinjtë” ishin të vetmit që e zgjidhen brenda 90 minutave çështjen e kualifikimit.

Skuadra e Mikel Arteta mposhti 2-0 Leeds United, me gola të shënuar nga Chambers sapo u fut në lojë dhe me Nketiah që realizoi golin e qetësisë.

Chelsea është kualifikuar pas gjuajtjes së penalltive. Londinezët shënuan të parët me anë të Havertz në fund të pjesës së parë dhe më pas Che Adams barazoi.

Te penalltitë Chelsea u tregua më i saktë, duke shënuar katër herë. Sunderland eliminoi skuadrën e QPR, pasi ndeshja përfundoi 0-0. Me 11 metersha “Macet e Zeza” fituan 3-1.

EFL CUP – 1/8 e finaleve

Arsenal-Leeds 2-0
Shënues:
Chambers 55’, Nketiah 69’

Chelsea-Southampton 1-1 (4-3)
Shënues:
Havertz 44’ / Adams 47’

QPR-Sunderland 0-0 (1-3)
Shënues:
Fisteku

/ oversport.tv