Egnatia dhe Korabi duan Superioren, publikohet data dhe ora e finales

Është vendosur dita, ora dhe stadiumi ku do të luhet finalja e Play Out-it mes Egnatias dhe Korabit, që vlen një vend në Superiore sezonin e ardhshëm.

Federata ka vendosur që kjo sfidë të luhet në Rrogozhinë në “Egnatia Arena” në 31 maj në orën 17:00. Egnatia është disi më e favorizuar në këtë sfidë finale, sepse do të luajë para publikut të vet.

Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë mes më të mirave të Shqipërisë sezonin e ardhshëm, ndërsa humbësi në Kategorinë e Parë. / Oversport.tv