Egnatia e pandalshme në merkato, zyrtarizohet talenti i dalë nga akademia e Sassuolos

Një tjetër lojtar i rëndësishëm vihet nën urdhrat e Edlir Tetovës në prag të Kupave të Europës. Egnatias i është bashkuar Alessandro Ahmetaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi rrogozhinas me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në të thuhet se Ahmetaj ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me Egnatian për dy sezonet e ardhshme. Ahmetaj ëhtë ritur në akademitë e Cesenas dhe Sassuolos në Itali, përpara se të transferohej te Koperi, Dekani e më pas Gorica. 23-vjeçari është aktivizuar edhe me Italinë U-17.

“Alessandro Ahmetaj. Futbollisti Ahmetaj është lojtari më i ri i ekipit tonë.

Pasi ka firmosur kontratën me klubin për 2 vitet e ardhshme, ai është bashkuar ekipit në stërvitje”, shkruhej në njoftimin e klubit rrogozhinas. /oversport.tv