Egnatia bën një tjetër goditje në merkaton e janarit. Klubi rrogozhinas ka arritur akordin për të sjellë në “Abissnet Superiore” një emër të rëndësishëm si Hysen Memolla.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të jetë përforcimi i radhës për skuadrën rrogozhinase e cila po lufton për të arritur Kupat e Europës. Memolla ka përfunduar aventurën e tij në Finlandë me Lahtin dhe është gati që të luaj për herë të parë në karrierën e tij në “Abissnet Superiore”.
Memolla do të vihet shumë shpejt nën urdhrat e Edlir Tetovës, ndërsa mungon tashmë vetëm zyrtarizimi. Ai do të firmosë një kontratë që do ta mbajë të lidhur për 1.5 vite. Më parë Memolla ka qenë pjesë e Salernitanës, si dhe ka pasur eksperienca të tjera në vende të tjera të Europës.
Tashmë Memolla do të jetë një tjetër emër me peshë që i shtohet “Abissnet Superiore” pas Bekim Balaj dhe Kristal Abazaj që janë gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare. /oversport.tv