Egnatia si Manchester United, zgjedh trajnerin e përkohshëm

Egnatia vendosi të mbyllë bashkëpunimin me Gugash Maganin pas humbjes së pësuar me Kukësi dhe drejtuesit ende nuk e kanë ndarë mendjen për trajnerin e ri.

Gjithsesi ka një zgjidhje provizore, jo aq afatgjatë sa e Manchester United me Ralf Rangnick.

Te Egnatia kanë vendosur t’i besojnë Përparim Daiut për ndeshjen me Tiranën. Kavajasi, i cili në të shkuarën ka drejtuar skuadra si Besa, Shkumbini e Laçi në Superiore, është aktualisht pranë klubit.

Daiu është një nga keshilltarët e presidentit Agim Demrozi dhe të shtunën pritet të jetë në pankinë. / oversport.tv