Egnatia zhyt Laçin dhe e lë pa trajner, largohet Vukicevic

Laçi është mposhtur 0-1 nga Egnatia në shtëpi dhe pas pesë javëve renditet në vendin e fundit me vetëm dy pikë të grumbulluara.

Bardhezinjtë rrezikuan në pjesën e parë me Guindo e Velkovski, por nuk shënuan dot. Në pjesën e dytë Pedro Augusto i befasoi bardhezinjtë.

Braziliani realizoi golin me vlerën e tre pikëve dhe në fund e la Laçin pa trajner, pasi Dejan Vukicevic e mbyll me bardhezinjtë pas pesë javësh kampionat. / oversport.tv